• |
ide | kryesore

Rama e quan opozitën çadër: Jeni bosh lart, e bosh poshtë

Arkiva, Të fundit



Ashtu si dje edhe seanca e sotme po shoqërohet me përplasje dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili nga foltorja e Kuvendit sot i është kundërpërgjigjur ashpër qëndrimeve të opozitës për shtyrjen e seancës.  Me tone ironike kryeministri Rama se opozita sërish e përfshiu qeverinë në një krismë me daulle.

Jemi ftuar sot në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans të jetë. Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për me demek ndalimin e kryetarit për këtë diskutim. Ndërkohë sipas rregullores së Kuvendit, nuk ishte kërkuar një diskutim i tillë. Sot diskutimi është në rend të ditës pasi u kërkua sipas rregullores. Në fakt që dje formalisht ju jeni në rregull me normat e shkruara, me këtë sallë, duke bllokuar foltoren dhe duke u çjerre për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu të kyçur në kornizën e kërkesës suaj. Faktikisht ju nuk e bëni dot një diskutim në kuptim që ka kjo fjalë për qytetërimin demokratik. Jeni bërë shëmbëlltyra e asaj shprehjes së famshme; kush nuk di ta përdor lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj. Sa më të pafate janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e faljes, aq më shumë çirren se u mungon liria. Na përfshitë në një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës. Jeni bosh lart, e bosh poshtë” – tha Rama.

Ndërkohë shkaku i bllokimit të foltores nga së Kuvendit Flamur Noka dje u bë shkaku i shtyrjes së seancës. Ky I fundit prentendonte se Rama shau Berishën. Të njëjtin qëndrim bajtën ehde demokratët e tjetër dhe më pas së bashku me LSI e PR i dërguan një kërkesë Ruçit për përjashtim të Ramës nga Kuvendi, pork jo kërkesë nuk u mor parasysh nga Ruçi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *