• |
ide | kryesore

Rikthehen tenderat, qeveria shfuqizon vendimin e 5 korrikut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka vendosur sot që të shfuqizojë vendimin e datës 5 korrik 2017, për pezullimin procedurave të prokurimit publik.

“Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë.

Pezullimi i tenderave ishte bërë për të mos abuzuar me fondet publike në periudhën tranzitore të verës, deri në formimin e qeverisë së re në shtator.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *