• |
ide | kryesore

VIDEO/ Presidenti i Turkmenistanit i dhuron një qen, por Putin nervozohet

Arkiva, Syri i Lapsit



Presidenti i Turkmenistanit, Kurbanguly Berdymukhamedov i ka bërë një dhuratë homologut të tij rus Vladimir Putin. Bëhet fjalë për një qenush me rastin e ditëlindjes së 65-të. Por Berdymukhamedov ka bërë një gabim pasi e ka kapur qenushin sikur të ishte një trofe. Ai e ka kapur prej qafe duke e ngritur lart për t’ja treguar Putinit. Gjesti i Presidentit të Turkmenistanit nuk i ka pëlqyer shefit të Kremlinit, që njihet si adhurues i qenve. Ai u ngrit nga karrigia dhe e ka marrë vetë në dorë qenushin. E ka përkëdhelur dhe më pas i ka dhënë edhe një puthje. Qeni quhet Verny që në rusisht përkthehet “besnik”. /Lapsi.al/

https://www.youtube.com/watch?v=xgf6kk41k5c



1 Comment

  1. Po ta shikoni me vëmendje, Putini përsërit 3 herë fjalën “Apusti” që do të thotë “Lëshoje” ,pra mos e mbaj ashtu. Dhe mbas herës së 3 çohet në këmbë dhe e merr qenin në duar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *