• |
ide | kryesore

Zbulohen të gjitha nofkat për ministrat e Ramës në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga foltorja e kuvendit, Berisha ktheu kokën pas dhe nuk i pa Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën në karriget e qeverisë. Këtyre të dyjave ia kurseu pseudonimet, që sipas tij ia kanë vënë në zonat ku janë zgjedhur.
Për ministrat e tjerë kishte mbajtur shënime.
“Niko Peleshin në Korçë i thonë Niko Ragami. Fatmir Xhafës i thonë Agron Xhafa, me emrin e të vëllait e thërrasin” tha Berisha që u ndërpre nga Pandeli Majko në sallë.
“Ti Pandeli nuk ke lidhje me krimin, Ti je me Erion Veliajn. Një dorë e ke në tepsi, një dorë në sini. Do të hash nga të dyja anët” iu kthye Majkos për të vazhduar me nofkat e tjera.
“Damian Gjiknurit i thonë Damian Çela. E di vetë ai. Ditzi Bajro për Ditmir Bushatin. Je i kapur nga Bajrot në Shkodër. E harruan Sulë Bushatin, nuk ia thotë më Sulën.
Arben Zhozho-ja (Arben Ahmetaj) i njohur për aferat e tij të shumëllojta. Nga të gjithë këta, ai e peshon në kandar Ramën, me para” u shpreh Berisha që me siguri do të kishte vazhduar më tej, sikur Gramoz Ruçi mos t’i kujtonte se 2 minutat e kohës së tij ishin drejt fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *