• |
ide | kryesore

Anna Faris: Si e lashë burrin tim të parë për Chris Pratt

Arkiva, Paparazzi



Pas 8 vitesh martesë, divorci i aktorëve Chris Pratt dhe Anna Faris erdhi krejt paparitur, duke shokuar kështu të gjithë njerëzit pranë aktorëve.

Ata u ndanë miqësisht, por për Anna Faris, kjo nuk ishte eksperienca e parë e këtij lloji. Para se të njihej me Chris ajo ka qenë e martuar me Ben Indra, të cilin e la pikërisht për aktorin që më pas do të bëhej burri i saj. Në një shkrim të saj të publikuar në Daily Mail, Faris tregon se me Chris-in është njohur në 2007-ën, periudhë gjatë të cilës ishte e martuar me Indra-n. Dhe pse martesa e saj kishte kohë që nuk shkonte siç duhet, ajo që i dha fund ishte tërheqja e saj ndaj aktorit. Pa e zgjatur më tej, zgjedh të tregohet e sinqertë me bashkëshortin e parë dhe i kërkon atij divorcin për të shkuar e lirë drejt krahëve të Pratt. “Sigurisht, unë nuk shkova me të para se të ndahesha nga ish-bashkëshorti im. Nuk më bën heroinë kjo histori, por ishte zgjedhja ime. Kisha ndjenja për të, duhet të tregohesha e ndershme me veten.”- tregon Anna për atë i cili do të bëhej babai i djalit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *