• |
ide | kryesore

Arrestohen tre policë të Bashkisë Kavajë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kavajë



Policia e Shtetit ka arrestuar tre punonjës të Policisë Bashkiake Kavajë. Arrestimi i tyre është kryer pasi, më datë 13.10.2017 në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R.J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkoj në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos ( shtetasve E.D., 28 vjeç dhe E.D., 28 vjeç, vëllezër).

Të arrestuarit janë:

– Ruzhdi Juba, 54 vjeç, banues në Rogozhinë

– Qamil Canaj, 59 vjeç, banues në Rrogozhinë

– Enver Qepa, 42 vjeç, banues në Rrogozhinë

Procedohet penalisht, në gjëndje të lirë, shoferi i fugonit, shtetasi :

– R.J., 26 vjeç, banues në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *