• |
ide | kryesore

Atentati i dyfishtë në Lushnjë, njëri prej viktimave ishe bodigard i nipit të Aldo Bares

Arkiva, Të fundit

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me dy të vrarë në Lushnjë. Në një kohë kur policia është vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar për masakrën, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, Panorama shkruan se njëri prej viktimave ishte truproja i nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit. Haxhiu dhe Bilbili dyshohen si autorët që hapën zjarr me breshëri me dy armë automatike nga një automjet në ecje. Për pasojë mbetën të vdekur shtetasit Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Gjithashtu, mbeti i plagosur 26- vjeçari Marius Xhepexhiu, si dhe 66-vjeçari Bujar Turku. Ky i fundit rezulton se ka qenë kalimtar i rastësishëm. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se në momentin e ngjarjes, viktimat kanë qenë në rrugë në këmbë, bashkë me të plagosurin Xhepexhiu dhe Sajmir Xhelilin.

Ndërkaq, pak minuta para atentatit, bashkë me ta ka qenë edhe Xhulio Shkurti. Ky i fundit, nip i Aldo Bares, ishte ndarë nga grupi vetëm disa minuta më parë. Ai do të shkonte për t’u qethur, për t’iu bashkuar më vonë sërish grupit të miqve. Sipas të dhënave nga hetimorët, dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Xhulio Shkurti. Dyshohet se autorët kanë marrë informacion për vendndodhjen e tij disa minuta para se të ndodhte krimi. Ata janë nisur drejt vendit, duke hapur zjarr menjëherë, ndonëse shënjestra nuk ka qenë në atë moment në grupin e të rinjve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.