• |
ide | kryesore

Basha kërkesë ndërkombëtarëve: Flisni me emra, tregoni politikanët e lidhur me krimin

Arkiva, Të fundit



Pas deklaratës së fortë të bërë nga amabasadori amerikan Lu pak ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vendin tonë që të flasin me emra konkretë, për rastet e politikanëve të implikuar me krimin. Këtë kërkesë Basha e bërë në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD-së. Kreu i opozitës tha se bandat kriminale në vendin tonë kanë mbështetje politike.

Ai u shpreh se opozita nuk disponon fakte unike, por janë fakte që dihet publikisht, ndërsa prokuroria dhe policia, nuk kanë nevojë për këto fakte, thjeshtë duhet të nisin hetimet.

Ne kemi kërkuar ndërgjegjësim nga faktori ndërkombëtar. Deri më tani ata e kanë shprehur këtë, por ka ardhur koha që të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin. Ne nuk disponojmë fakte unike, por janë fakte publikisht të njohura. Nuk ka nevojë prokuroria dhe policia t’i çojmë ne faktet. Ata duhet të nisin hetimet kryesisht, siç e kanë për detyrë”, – tha kreu i PD.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *