• |
ide | kryesore

Del FOTO e parë e Laert Haxhiut i dyshuar si autor i masakrës së Lushnjës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Laert Haxhiu është i dyshuari kryesor si autor i masakrës së 11 shtatorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Tvklan.al ka publikuar foto të Haxhiut, të shumëkërkuarit për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Më shumë se 30 persona, shumica dëshmitarë okularë të ngjarjes, janë pyetur ne polici për ngjarjen e rëndë. Sipas të njëjtave burime një nga këta dëshmitarë ka njohur si autorë të atentatit Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin. Haxhiu është në kërkim edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut. Këtë të shtunë policia e Lushnjës la të lirë Julian Sulën, i cili u paraqit në komisariatin e Policisë së Lushnjes për të dhënë deklarime mbi ngjarjen, si person që kishte njohje me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, dy nga atentatorët e dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *