• |
ide | kryesore

Deputetët e PD-së shkojnë në Butrint, kërkohet dorëheqja e ministres Kumbaro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Parkun e Butrintit, për të parë nga afër ndërtimin që po kryhet aty.

Më herët përfaqësues të PD-së kanë deklaruar se do të kërkojnë dorëheqjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilën e bëjnë përgjegjëse për këtë ndërtim.

Ndërkohë vetë ministrja i ka mohuar akuzat, duke thënë se s’kemi të bëjmë me ndërtimin e një objekti të ri, por projekti në fjalë është në kuadrin e një pakete shërbimesh për turistët.

Sipas ministres nuk është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore dhe se janë respektuar të gjitha procedurat.

Kumbaro ka thënë gjatë raportimit në komision se po bëhet vetëm rehabilitimi i një godine ekzistuese të ndërtuar në vitin 1975.

© LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *