• |
ide | kryesore

Gjykata greke jep vendimin për shqiptarët që i prenë kokën shokut të tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Korfuzit i dha fund gjyqit për shqiptarët e akuzuar si autorë të vrasjes së Bledar Terpollarit ne 9 maj 2016 ne Gliki te Igumenices. Atij iu pre koka ndërsa trupi i tij u gjet në një stan bagëtish. Në fillim u akuzua pronari i tij grek, por më pas u zbulua se shkak ishin pazaret e drogës ku ishte ngatërruar shqiptari me patriotë të tij. Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm (me të drejte lirie pas 20 vitesh) plus 5 vjet te tjera burg shtetasit Emiljano Nana, 28-vjec nga fshati Tosk Martalloz i Tepelenës dhe Vidjon Gogaj, 27-vjeç nga Fieri. Është shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjeç nga Tepelena. Është ende i pagjykuar Krenar Tërpollari, 27-vjeç, i cili ndodhet i arrestuar ne Shqipëri së bashku me një shtetas tjetër shqiptar. Në vendimin e Gjykatës thuhet se vrasja ndodhi për shkak te prishjes se pazareve te trafikut te drogës. Viktima u kishte borxh vrasësve 20 mije euro nga shitja e drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu