• |
ide | kryesore

Ish-ministri i Brendshëm Demiraj: Krerët e policisë menaxhonin mbledhjen dhe shpërndarjen e kanabisit

Arkiva, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka lëshuar akuza të forta për lidhjen e ngushtë të policisë me trafikantët e kanabisit në vend.

Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACTV” në Michigan të SHBA, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, duke iu referuar situatës së krimit në vend ka theksuar se para se ai te merrte detyren, shefat e policise ne qarqe ishin menaxheret e kanabisut.

“Kanabisi menaxhohet që nga momenti i mbjedhjes deri tek shpërdarjes e kështu me radhë. Një vendim të duhur e mori paraardhësi im, z.Xhafaj që i largoi këta drejtues. Këtë luftë ndaj fenomenit të kanabisit dhe narkotikëve është intensifikuar nga ana ime. Tani krimi organizuar ka ngritur kokë, sepse gjatë fushatave dhe gjatë fushatës zgjedhore, lejohen për ti dhënë sa më shumë vota partisë. Dhe në rastin konkret partisë Socialiste.” – tha Demiraj.

 



4 Comments

  1. E menaxhonin ne kohen tende o zoteri…Se ti ngele duke bere xhiro me aeroplan dhe nuk e kishe mendjen te policia.

  2. Aman o demiraj kur flet dhe ti qe edhe pse ishe per disa muaj ne at post paske ndejt vetem kot dhe sbere asgje asgje dhe vetem asgje.

  3. Ik o demiraj se mbaroi koha jote Ju te opozites keni 8 vjedh qe vodhet popullin dhe 4 vjet qe rrini si hu gardhi neper shqiperi, sdini te beni asgje as opozit sdini te beni dhe mbi te gjitha kur mundoheni ta beni kte “opoziten” e vetmja gj qe beni eshte disa akuza te pabaza dhe pa fakte

  4. SA bukur qe dini te flisni tani kur jeni vete larg ceshtjes, po fatkeqesisht e dim te gjithe sa “I SUKSESSHEM” ishit ne kohen e shkelqimit dhe renies suaj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *