• |
ide | kryesore

Jul Deda: Gent Zenelaj më la në baltë në momentin më të keq

F1, Paparazzi



I ftuar tek Turjan Hyska në emisionin “Octapod”Jul Deda është pyetur në lidhje me miqësinë e tij të vjetër me Gentian Zenelajn.

Juli ka suprizuar teksa është shprehur se Genti e ka tradhëtuar. “Genti është larguar në momentin më të keq, duke e lënë spektaklin përgjysmë. Ermali largimin e tij e ka komunikuar shumë kohë para se të lëvizte. Të lësh spektaklin përgjysme siç beri Genti, do te thotë ta lësh tjetrin ne baltë”. Dhe i pyetur sërish se si është ndjerë tani që kontaktet e tyre janë shkëputur, Juli është përgjigjur:
“Bën mirë që ma bën këtë pyetje, por Genti kështu ka qenë gjithmonë, me të papritura. Edhe sot e kësaj ditë, unë do të doja një ballafaqim me të, për të kuptuar arsyen se përse u largua ashtu”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *