• |
ide | kryesore

“Linkin Park” publikon videon e fundit të Bennington pak ditë para ndarjes nga jeta (Video)

Arkiva, Paparazzi



Është publikuar për herë të parë një video e xhiruar në më pak se një javë para se Chester Bennington të ndërronte jetë. Grupi Linkin Park ishin të ftuar në një episod të emisionit “Carpool Karaoke”, më 14 korrik, gjashtë ditë para se të gjendej trupi i pajetë i këngëtarit më 20 korrik, në shtëpinë e tij në LA. Në këtë episod shihet Bennington, së bashku me anëtarët e grupit Mike Shinoda dhe Joe Hahn, duke shëtitur me makinë në Los Angeles, të shoqëruar nga komediani Ken Jeong. Ata këndojnë hitet e Linkin Park, si “Numb”, “In The End” dhe “Talking To Myself”. Episodi prej 23 minutash është transmetuar pa pagesë në Facebook, me lejen e familjes së Bennington.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=Tm8LGxTLtQk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *