• |
ide | kryesore

“Luftë” mes 50 Cent dhe Wendy Williams në “Instagram”

Arkiva, Paparazzi



50 Cent dhe Wendy Williams janë përfshirë në një luftë të vërtetë. Dyshja e famshme ka nisur ofendimet ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale pasi prezantuesja, Wendy, tha gjatë programit të saj se ylli i pop-it duhet të bënte diçka në jetë. Komentet e saj erdhën si pasojë e planeve të reperit, i cili do të organizonte një festë në mbështetje të fëmijëve për 21 vjetorin e djalit të tij. Në përgjigje të kësaj deklarate, 50 Cent, ka publikuar në Instagram një foto të Wendy e veshur me bikini në plazh, ku e quan të shëmtuar. Ai gjithashtu i është referuar lajmit që bashkëshorti e kishte tradhtuar Wendy për 10 vite rresht me një terapiste 32-vjeçare, duke shkruar se bashkëshorti i saj nuk ishte një burrë i keq por kishte nevojë për një femër të vogël pasi ajo është e shëmtuar. Por 50 Cent nuk e mbylli me kaq. Ai më vonë publikoi një foto të Wendy, duke e krahasuar me një foto të Ron Perlman, të veshur si Vincent, marrë nga seriali “E bukura dhe Bisha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *