• |
ide | kryesore

“Më pëlqen aktrimi që të përdhunoj femrat e bukura”, aktori i “Game of Thrones” tërheq deklaratën

Arkiva, F1, Paparazzi, Slider



Aktori i “Games of Thrones”, Jason Momoa ka shokuar me deklaratën e tij në një intervistë të 2011-ës, e cila është publikuar së fundmi.

“Më pëlqen zhanri sci-fi dhe fantazi sepse ka shumë gjëra për të bërë, si për shembull t’i presësh gjuhën dikujt dhe t’ja hedhësh paq ose të përdhunosh femra të bukura”, është shprehur Momoa me shaka ndërsa në sallë të gjithë kanë qeshur. Tani vite më vonë dhe pas skandalit të Harvey Weinsten ai ka shkruar:

“U zgjova në Australi me reagimet e arsyetueshme të shumë personave mbi një shaka të pakëndshme që kam bërë vite më parë dhe që më vjen keq. Jam akoma i zhgënjyer me veten për fjalët e mia të pandjeshme atë ditë. E di që ndjesa ime e sinqertë nuk do i fshijë ato fjalë të dhimbshme. Përdhunimi dhe ngacmimi seksual mund t’i ndodhë çdokujt dhe është një shkatërrim i dhimbshëm, këtë e di nga eksperienca e të afërmve dhe miqve të mi. Unë bëra një koment jo të duhur. Është e papranueshme dhe sinqerisht kërkoj falje me zemër për fjalët që kam thënë”, ka shkruar Momoa në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *