• |
ide | kryesore

Rama nga Vlora: Ditën e enjte nuk kemi çfarë bëjmë, ditët e tjera as e shajmë, as e sulmojmë PD-në

Arkiva, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet kreu të PD-së Lulzim Basha. Ai është duke drekuar me një familje në fshatin Kaninë të Vlorës, nga ku i është rikthyer zgjedhjeve të 25 qershorit. Rama tha se është meritë edhe e Bashës që zgjedhjet ishin kaq të qeta dhe me më pak shpenzime se më parë.

Rama gjithashtu u shpreh se Bashën pas zgjedhjeve e rrëmbeu sërish ankthi i të mos qenit lider dhe u kthye në historinë e sulmeve. Rama tha se ai dhe kolegët e tij, nuk kanë ç’të bëjnë të enjten, ndërsa ditët e tjera as nuk i shajnë as nuk i sulmojnë deputetët e opozitës.

“Është meritë e Bashës që u bënë zgjedhje të qeta. Zgjedhje me më pak para se këtë herë nuk janë bërë kurrë, as postera, as zhurmë. Mirëpo e rrëmbeu ai ankthi që rrëmben ata që nuk kanë pamjen e liderit. E rrëmbeu ky ankth dhe u kthye prapë në atë historinë jo krimi, jo bandat, etj. Unë ju kam thënë edhe kolegëve se ditën e enjte nuk kemi çfarë bëjmë. Jashtë asaj dite ne s’kemi punë fare as t’i shajmë, as t’i sulmojmë. Ne kemi shumë punë për të bërë, prandaj e kemi caktuar që çdo muaj qeveria do shkojë në qarqe. Edhe ministrat do shkojnë çdo muaj në qarqe për takime”, – tha Rama. 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *