• |
ide | kryesore

Rama nga Vlora ministrave: Skanoni burimet njerëzore në çdo drejtori, kemi analfabetë në punë

Arkiva, Të fundit



Nga Vlora, ku po mban një takim me drejtuesit e administratës qendrore, Rama folur sërish për administratën shtetërore në vend.

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar gjithë ministrave një skanim të burimeve njerëzore, duke nxjerrë në pah plagën që ekziston me papërputhshmërinë mes diplomës dhe punës.

Nuk dihet nëse pas këtyre skanimeve dhe raporteve të ministrave, do të ketë edhe shkarkime masive në administratë.

Tjetër cilësia e burimeve njerëzore, kemi njerëz të shkolluar që rrinë pa punë dhe analfabetë që merren në punë, paguhen nga taksat e shqiptarëve në vendin e gabuar, nuk përputhin as trajnimin, as përvojën me vendin e punës, Partia këtu e atje duhet të marrë fund. Ajo që u kërkoj të gjithëve është një skanim i të gjitha burimeve njerëzore në cdo drejtori në Vlorë dhe përputhshmëria mes vendit të punës dhe diplomës së çdo individi që mbulon vend pune, raport çdo ministri” – tha Rama.

 



1 Comment

  1. Ka moral ? Ky,te qe me nje top ne njeren dore dhe me nje pinel ne tjetren u be kryeminister ,te flasi per anafalbetizem ? Mjere, ne duart e kujt ka rrene ky vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *