• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron lëvizje në arsim: Është bërë baltë loja me drejtorët injorantë të shkollave

Syri i Lapsit



Tashmë që qeveris i vetëm për katër vitet e ardhshme, asgjë nuk e ndalon Ramën ta reformojë siç do administratën publike. Nga Vlora ku po zhvillon një takim me drejtuesit e administratët ai ka renditur disa problem të kësaj të fundit dhe ka paralajëmruar skanime e kontrolle. Rama u ndal edhe tek arsimi duke thënë se do të ketë lëvizje të rëndësishme në arsim, konkretisht në drejtimin e shkollave në vend.

Është hapur loja dhe është bërë baltë me drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave, sidomos në ato raste kur konstatohet nivel shqetësues injorance i drejtuesve, që janë nën nivelin e mësuesve, e për këtë arsye 300 mësuesit më të mirë do të ftohet të drejtohen shkollat në vend në vend të 300 drejtorëve më problematikë, as duam ta dinë ne se për kë votojnë mësuesit dhe a e duan a se duan partinë tonë, fare zero” – tha Rama.

Sipas tij, mësuesit më të mirë janë yll në ballë për qeverinë dhe ata duhet të jenë në drejtim.



2 Comments

  1. Asgje s’mora vesh! A nuk ishte po ki kryeminister qe emeroi keta drejtore qe tani qenkan balte?Po thenjet e tija qe reforma ne arsim e shkelqyer!!!! Ki na hoqi shpellaret e Berishes dhe i zevendesoi me shpellaret e Rilindjes! Pika e kryeministrit!

  2. Do bejme namin..ka 4 vite qe e thote e tani po vazhdon…Tani do te heqe te tijet qe i vuri per 4 vite per ti nderruar me te tjere…Po sikur ishte Ministria me e suksesshme apo varja kot, cthemi sot e ndryshojme neser…Totalisht diletant e megalloman…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *