• |
ide | kryesore

Statistikat/ Sa harxhojnë shqiptarët për telefonin çdo muaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në tremujorin e dytë të këtij viti, shqiptarët folën mesatarisht 168 minuta në muaj me telefonin e tyre celular.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përdorimi mesatar i telefonit celular për thirrje u rrit me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Njehsimi i tarifave brenda rrjetit me ato jashtë rrjetit ka dhënë efekte të qarta, duke e bërë komunikimin më të lirshëm. Kjo po pasqyrohet edhe në numrin total të përdoruesve aktivë, apo më saktë të numrave celularë aktivë në përdorim.

Për tremujorin e dytë, numri i përdoruesve aktivë ra më tej në 3.35 milionë, 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, rritja e vërtetë në shërbimet e lëvizshme të komunikimit po vjen pikërisht nga interneti me brez të gjerë, që numëron mbi 1.8 milionë përdorues.

Statistikat tregojnë se një përdorues konsumon mesatarisht 1.95 GB trafik interneti çdo muaj dhe shifra është në rritje të vazhdueshme që nga fundi i vitit i të kaluar, ku AKEP publikoi për herë të parë të dhëna mbi këtë tregues.

Hyrja e teknologjisë 4G dhe rritja e përdorimit të telefonave smart po e rrit me ritme të shpejta përdorimin e këtij shërbimi nga celularët./scan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *