• |
ide | kryesore

Basha premton ‘luftë’ ndaj TVSH-së për biznesin e vogël

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do të kundërshtojë dhe luftojë që të mos futet skema e TVSH-së për biznesin e vogël.

Këtë premtim, Basha ia dha disa familjeve në Paskuqan. Sipas tij, kjo taksë do t’i detyrojë këto biznese të ngrejë çmimet, ndërkohë që edhe me këto çmimë mezi e mbyllin muajin.

Postimi i Lulzim Bashës:

Biznesi i vogël me të cilën mbahen mijëra familje në zonën e Paskuqanit e quan shkatërruese futjen në skemën e TVSH-së. Rrit kostot, dhe do ti detyrojë ata të ngrenë çmimet. Edhe me çmimet aktuale, shprehen ata, mezi e mbyllin muajin. Unë i garantova se Partia Demokratike do të kundërshtojë dhe do të luftojë që kjo të mos ndodhë. I ftova të bashkohen në këtë betejë, për të mos lejuar këtë çmenduri të qeverisë që sjell falimentimin e biznesit të vogël dhe rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës për gjithë qytetarët.



14 Comments

    1. po c’te jesh ti qe nuk ke faturuar kurre ne jeten tende…mos ki merak se nga vendi ne shtet do tu heqin shpejt..

      1. @billright -Po ca vendi thu ti me mik se as ma ndjen per keta k… e ps dhe as per keta bq e pd te gjithe per mua njelloj jane…ty dhe shokeve te tu ju hoqen nga bashkia dhe tani kedo qe shifni qe mbeshtet nje ide per te qene me ne fund njesoj si te tjeret i quani te ps. Mua ps me krijon neveri po aq sa dhe pd. Une jam konsumator dhe pasi kam jetuar shume vite jashte ku ka punuar kam patur rastin qe fatura ka marre jo vetem per buken qe kam blere por dhe per qesen- qesja fature me vete zoteri -kruse ketu jo vetem qe ska fature po shume here ne keto llamarinat e lagjeve edhe mallli eshte super i skaduar. Ja kjo eshte po ti bill vazhd mendo cte doje trapi se bote e lire eshte kjo.

  1. Heqja e kufirit për regjistrimin në TVSH mund te sjelle nje ngarkese per konsumatorin pasi Biznesi i vogel mund te reagoje si rritje e kostos TVSH-ne nga mos kuptimi i drejte i saj, por duhet qe Administrata tatimore te marre masa per informimin e duhur te publikut. Ju po perfitoni nga informimi i paket qe i behet publikut z Basha si gjithmone..

  2. Heqja e kufirit për regjistrimin në TVSH do te sjelle klasifikimin e drejte te bizneseve qe vertet jane biznes i vogel dhe qe perfitojne nga tatimi mbi fitimin. Vetem bizneset parazite duhet te shqetsohen

  3. Basha duhet ta dije po ndoshta e ka harruar qe kur ishte vete ne pushtet keta te PD e ulen pragun nga 8milopme leke ne 5 milione leke ulja ishte shume e madhe dhe nje pjese e mire e bizneseve u perfshine ne kete proces.

  4. Thuajini keteij Bashes qe biznesi i vogel nuk do te mbaje ne kosto tvsh sic eshte bere puna deri me sot po da ta njohe si tvsh te zbritshme pa e renduar biznesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *