• |
ide | kryesore

Edi Rama pranon për herë të parë dështimin me kanabisin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama e nisi monologun e fundjavës me premtimin se në mesin e 2018 do të për Shqipërinë do të çelen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit dy janë historitë e suksesit, që do ta afrojnë vendin tonë me Europën: Zgjedhjet e 25 Qershorit dhe lufta kundër kanabisit.
Për të bindur për të parën, Rama tha se kjo ishte ndër fushatat më të qeta dhe më pak të kushtueshme për Shqipërinë.
Historia e dytë është më e komplikuar. Që nga goditja kundër Lazaratit ka kaluar shumë kohë dhe në këto 4 vjet problemi i kanabisit është ende aty.
“Ky është epilogu i një beteje të vështirë e cila nisi me suksesin e pamendueshëm të asgjësimit të bankës së parasë së zezë të kanabisit, vazhdoi me arritje por edhe me dështime në mbarë territorin dhe po mbyllet këtë vit me fitoren kuptimplotë të shtetit mbi sipërmarrjen kriminale të kultivuesve të drogës” tha kryeministri duke pranuar për herë të parë dështimin me këtë histori.
Gjithsesi në këtë moment të dytë, Rama nuk shfaqi asnjë shenjë përgjegjësie për 4 vitet kur kultivimi i kanabisit shpërtheu si kurrë më parë në vendin tonë.
Kryeministri kaloi tek opozita, për të mohuar akuzat se vetë qeveria u kriminalizua nga paratë e kultivimit dhe trafikut të drogës. Sipas tij, akuzat e opozitës bëhen për të tërhequr vëmëndjen nga problemet brenda saj.



2 Comments

  1. Do ma hash karin o Edi Rama. Kur te prishesh me Krimin, kujdes Linden. Populli do shohe terezine e vet dhe do harrohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *