• |
ide | kryesore

Kush është “sulltani” shqiptar me 200 prostituta, zbardhet e shkuara kriminale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ai ishte shpallur në kërkim që në marin e këtij viti. Kërkohej nga Italia për trafik droge. Por prej 7 muajsh qëndronte në Shqipëri. Lëvizte lirshëm. Policia e arrestoi dje. I shumëkërkuari është Nin Lalaj, 38 vjeç, nga Lezha.

Lalaj  rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Ai ishte arrestuar edhe 2 vjet më parë në Angli, për llogari të Italisë.

Mediat britanike shkruajnë se ishte kapur për shfrytëzim prostitucioni në mars 2015, në operacionin “Alba Nostra 2.

17 persona u arrestuan pasi shfrytëzonin  për prostitucion rreth 200 vajza. Mediat shkruajnë se kryesori i grupit ishte Lalaj. “Atij duhet t’i merrje leje për të pasur prostituta në Pavia, në vitin 2013”, shkruajnë mediat britanike.

Lezhjani  u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg. Gjatë procesit gjyqësor ai ishte në arrest shtëpie. Kur policia shkoi për ta dërguar në qeli, nuk e gjeti.

Nin Lalaj rezulton se ishte arrestuar disa muaj më parë në Angli, me një tjetër identitet. Ishte kapur në një orgji me prostituta.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, përfshirë edhe vrasje. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *