• |
ide | kryesore

(VIDEO) Zjarret në Kaliforni, 40 të vdekur dhe qindra të zhdukur

Arkiva, Planet



40 persona kanë humbur jetën nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë këto ditë. Sipas mediave amerikane, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet vazhdojnë të nxisin qytetarët që të largohen nga zonat e rrezikut.

Si pasoje e flakëve qindra persona konsiderohen të zhdukur teksa zjarrfikësit tregojnë që veç tjerash zjarret kane shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.
Autoritetet e Kalifornisë kane thënë se “kjo është një prej tragjedive më të mëdha” me të cilën është përballur ndonjëherë ky shtet.

Më shumë se dhjetë mijë zjarrfikës janë duke u përballur me 16 vatrat e mëdha të mbetura të zjarreve. Një prej zonave më të prekura është Santa Rosa ku tre mijë njerëz janë evakuuar vetëm të shtunën.

Ende nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi zjarret por besohet se shkak mund të jetë djegia e linjave të energjisë elektrike, flakët e të cilave u përhapën më pas nga erërat e forta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *