Një grua është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga autobusi i Kombinatit.
E moshuara ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga autobusi pranë mbikalimit të unazës së re.
Gruaja është dërguar në spital me ambulancë, ndërsa policia ka ndaluar shoferin e autobusit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.