• |
ide | kryesore

Alketa komenton largimin nga spektakli të Fiorit pas sherrit me Robertin

Paparazzi



Gazetarja Fiori Dardha i mungoi spektaklit të kësaj të hëne të “Dance With Me”. Shkak u bë përplasja e fortë e një jave më parë me anëtarin e jurisë Robert Aliaj. Përpalsja mes tyre kaloi edhe në planin personal ndërsa sherret vijuan edhe në rrjetet sociale. Këtë të hënë moderatorja Alketa Vejsiu ka komentuar largimin e Fiorit nga spektakli.
“Jam shumë e kënaqur që e kam njohur Fiorin përmes vallëzimit. Vallëzimi na ka bashkuar nuk na ka ndarë në këtë spektakël” – tha Alketa. Pas përplasjes në rrjetet sociale ishin të shumta komentet që flisnin për një “sherr të inskenuar” për të rritur shikueshmërinë, por largimi i Fiorit nga spektakli mund të kuptohet se çështja ka qenë serioze. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *