• |
ide | kryesore

Arrestohet Milaim Zeka, akuzohet për mashtrim me vizat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Nismës Milaim Zeka u arrestua të hënën nga Policia e Kosovës. Dyshohet se Zeka ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë, raporton Express.
Disa ditë më parë portali ‘Insajderi’ publikoi një investigim për skandalin e vizave, në të cilin dyshohet se Zeka bashkëpunoi me biznesmenin, Ilir Krasniqi.
Mendohet se numri i kosovarëve që provuan të emigrojnë në Gjermani me viza pune ishte rreth 920 vetë. Pajisja e tyre me viza premtohej përmes një agjensie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi, ka raportuar Insajderi, më 3 tetor të këtij viti.
Aplikantët paguanin nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *