• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës për TVSH-në: Nuk di ça thotë, trego se sa kontribuojnë oligarkët e tu

Arkiva, Të fundit



TVSH-ja për bizneset e vogla ëhstë kthyer në një mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës. Pas deklaratve të Braçes dhe Ramës për këtë çështje ku e akuzuan Bashën se po përhapte panik tek biznesi i vogël, ka reaguar edhe ky i fundit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat i kthehu një përgjigje Ramës, që sipas tij i referohet statusit të deputetit të PS-së Erjon Braçe. Pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD-së, mes të tjerash Basha tha se kreu i qeverisë është i çoroditur.

Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama të tregojë se sa kontribuojnë oligarkët me të cilët ai rri nga mëngjesi deri në darkë.  

Dua të jap një përgjigje për çështjen e TVSH dhe çoroditjen totale. Ai nuk di se ca thotë. I referohet statusit të një deputeti që e ka çoroditur akoma më shumë. Ku është ndihma këtu për oligarkët? Oligarkët për ta është që të vendosa barrën e TVSH tek ata që mbajnë frymën gjallë. Trego se sa kontribuojnë oligarkët që rri nga mëngjesi deri në darkë”, – tha Basha

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *