• |
ide | kryesore

Dritan Zagani qesh me arrestimin e kushëririt të Saimir Tahirit për trafik droge

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot është dita që ish–drejtori i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani të qeshë me Saimir Tahirin dhe njerëzit që e detyruan të kërkojë azil jashtë vendit.

Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, duket se janë provuar akuzat e efektivit të policisë për ish Ministrin e Brendshëm dhe kushërinjtë e tij.

Në rrjetet sociale, Zaganit nuk i mbetet vetëm të ironizojë ish shefin e tij, Saimir Tahirin.

“Pres me ankth te madh deklaraten per kete operacionin e perbashket ku çunat arrestuan ne bashkepunim me italianet kete kushon e ish shefit…!
P.s…sa po e vonojn sot deklaraten, po me bejn merak….!”, shkruan Zagani.

Moisi Habilaj u arrestua në Itali si një nga 11 pjestarët e bandës të arrestuar në Katania, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh.

Sipas mediave italiane, vitet e fundit banda kishte transportuar nga Shqipëria në Itali rreth 3.5 ton marijuanë, duke llogaritur një xhiro prej 20 milion eurosh./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *