• |
ide | kryesore

Edhe ministrja e re si Beqja, i bën reklamë koncesionit te Check Up

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas dështimit skandaloz të koncesionit të Check Up, i cili vitin e kaluar nuk justifikoi dot me analiza as paratë e taksapaguesve që i jep Edi Rama edhe ministrja e re e shëndetësisë, u mundua t’i japë një dorë këtij biznesi që ka hasur në mosbesimin e qytetarëve. Vjet qeveria pas dështimit rriti me 10 vjet moshën e atyre që përfshihen në këtë skemë duke e çuar nga mosha 35 vjeç deri në 75 vjeç. Beqja tha se koncesioni kishte dështuar pasi njerzit i kishin besuar opozitës që e ngjallte mosbesim për këtë koncesion.
Edhe pasardhësja e tij, Ogerta Manastirliu, e ftuar te Rudina Xhunga në Vizion Plus, i bëri thirrje qytetarëve të justifikojnë numrin që krijon justifikimin për të paguar me 10 milionë euro në vit koncesionarin. Ajo i ftoi qytetarët të shkojnë drejt qënrave të analizave dhe të bëjnë Chec Up-in

vlerësoi rëndësinë e kontrollit mjekësor bazë, të njohur në gjuhën e përditshme, Check up. Ajo tha se falë këtij kontrolli, më në fund, ministria është në gjendje të njohë situatën shëndetësore të popullatës, për të ndërhyrë më pas skemën e rimbursimit të barnave. Sepse vetëm duke pasur të dhënat, do të mësohen nevojat dhe rrjedhimisht ndërhyrja për zgjidhje.

“Check Up, është një instrument që duhet ta zhvillojmë dhe duhet ta nxisim. Nga mosha 35 vjeç deri në 75 vjeç, çdo qytetar duhet të bëjë kontrollin mjekësor bazë. Duke vlerësuar situatën shëndetësore të popullatës dhe skemën e rimbursimit të barnave, në funksion të grupeve në kushte të vështira ekonomike, e kemi më të qartë dhe më të organizuar se çfarë sëmundjesh do të përfshijmë në skemën e rimbursimit. Chek-Up duhet të kryhet sepse ndihmon qytetarët, ndihmon mjekët e familjes dhe padyshim ndihmon institucionet politikbërëse, për të bërë politika më të mira në shërbim të qytetarëve” tha Manastirliu ne “Dritare”.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *