• |
ide | kryesore

FMN: TVSH e penalizon biznesin e vogël

Arkiva, Kryesore, Lajme



Qeveria do të përfshijë prej janarit 2018 edhe bizneset e vogla në skemën e TVSH. “E bëjmë për të luftuar informalitetin”, thotë kryeministri Rama.

Opozita nisi një fushatë kundër kësaj. Lulzim Basha ka filluar takimet me biznesin e vogël. “Do të sjellë rritje çmimesh dhe mbyllje të biznesit”, thotë Basha.

FMN, që ka këshilluar qeverinë mbi sistemin e taksave raporton se TVSH është penalizuese për biznesin e vogël.

Një pjesë e studimit të FMN mbi këtë çështje që po shndërrohet në një betejë politike në Shqipëri e ka botuar pjesërisht revista monitor në versionin e saj online.

Lapsi.al po sjell më poshtë shkrimin e plotë.

FMN ka gjetur se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset.
Këto kosto mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja…

Politikat tatimore dhe masat administrative që mobilizojnë të ardhurat publike bëhen shkak për zvogëlimin e shtrembërimeve ekonomike, përmirësojnë alokimin e burimeve dhe ngrenë perspektivat e produktivitetit në ekonomi.
Një studim i këtij viti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Administrata Tatimore dhe performanca e bizneseve: Të dhëna të reja dhe dëshmi për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim”, tregon se si kompleksiteti i taksave rrit kostot tek bizneset e vogla dhe ul produktivitetin e tyre.

Studimi tregon se si ndërhyrjet administrative në taksa për të përmirësuar pajtueshmërinë duhet të vlerësohen nga një perspektivë e të ardhurave tatimore. Studimi i FMN-së mori në konsideratë të dhëna nga 21 vende  në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përgjatë 2013-2016.

Si e penalizon TVSH biznesin e vogël

FMN ka gjetur se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset. Këto kosto mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja.

Për shembull, te kompanitë e vogla, procedura e rimbursimit të TVSH është e njëjtë me atë të një kompanie të madhe, pavarësisht  se shuma që mund të përfitohet është shumëfish më e vogël.

Për kompanitë e mëdha, kostot e përmbushjes së detyrimeve tatimore zënë një përqindje më të vogël për shkak të nivelit të specializimit që kanë dhe përfitimeve që këto bizneseve kanë nga ekonomia e shkallës. Por procedurat pas pagesës së TVSH (p.sh., duke kërkuar rimbursimin e TVSH-së, duke kaluar një auditim tatimor ose një vlerësim tatimor) mund të jenë më sfiduese për tatimpaguesit e vegjël dhe firmat më të reja dhe me më pak përvojë.

Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.

Barra e lartë e përputhshmërisë transferon burimet nga aktivitetet prodhuese (p.sh., investimin në kapital fizik dhe produktivitetin në rritjen e inovacionit) dhe rrit kostot e inputeve. Studimi i FMN-së në të njëjtën kohë dëshmon se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe firmat më të reja në përgjithësi janë më pak produktive, sesa firmat më të mëdha dhe ato më me përvojë në treg.

Nga pikëpamja teorike, studimet empirike konfirmojnë një marrëdhënie pozitive midis produktivitetit dhe madhësisë së firmës si në ekonomitë e përparuara dhe ato në zhvillim.

Në mënyrë të ngjashme, gjetjet sugjerojnë që bizneset më të vjetra në treg kanë më shumë produktivitet sesa ato më të reja.

Masat ekzistuese të kostove të përmbushjes së taksave pasqyrojnë si cilësinë e administratës tatimore ashtu edhe kompleksitetin e politikës tatimore. Për më tepër, kostot e përputhshmërisë janë në natyrë shumëdimensionale, duke reflektuar si cilësinë dhe disponueshmërinë e informacionit mbi detyrimet tatimore, ashtu edhe modalitetet për kryerjen e pagesave dhe apelimeve.

 

Ul produktivitetin

Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.

 

Rritet informaliteti

Studimi i Fondit thotë se bizneset e vogla dhe të reja ka të ngjarë të përfitojnë më shumë se firma ato të mëdha dhe më të maturuara në rast se administratat tatimore lehtësojnë barrën e pajtueshmërisë tatimore.

“Një barrë e vështirë për t’iu përgjigjur taksave lidhet me evazionin fiskal, me më shumë korrupsion, me më pak investime dhe me më pak të ardhura për bizneset”,- thotë studimi i FMN-së.

Fondi konstaton se një reduktim prej 10% në barrën administrative të taksave, e matur nga numri i pagesave të taksave në vit dhe koha e kërkuar për të paguar taksat  çon në një rritje prej 3% të të ardhurave për bizneset.

Kostot e përmbushjes së detyrimeve tatimore varen nga një gamë e gjerë faktorësh, duke përfshirë kompleksitetin e politikës tatimore, karakteristikat e bazës tatimore, strukturën e normave tatimore, frekuencën e reformës, organizimin dhe efikasitetin e autoritetit tatimor.

Përvojat e vendeve sugjerojnë se rregullat e qarta, të thjeshta dhe informacionet e sakta rreth detyrimeve tatimore mund të inkurajojnë më tej përmbushjen e detyrimeve nga bizneset.

Barra e përmbushjes së detyrimeve tatimore ndaj bizneseve tenton të jetë më e lartë, sa më shumë kohë kërkohet për të kuptuar se si të përmbushen, ose nëse mekanizmi i përmbushjes së detyrimeve është i vështirë.

 

Eficienca

Fondi konstaton se një reduktim prej 10% në barrën administrative të taksave, e matur nga numri i pagesave të taksave në vit dhe koha e kërkuar për të paguar taksat  çon në një rritje prej 3% të të ardhurave për bizneset.

 

Kostot

Studimet e kostove të pajtueshmërisë tatimore të kryera në shumë vende tregojnë se mikrondërmarrjet zakonisht kanë kosto më të larta të pajtueshmërisë në krahasim me bizneset e mëdha.

Për shembull, në Ukrainë, kostot e pajtueshmërisë për mikrondërmarrjet janë 117% më të larta në krahasim me bizneset e mëdha. Më gjerësisht, pabarazia në mes të kostove të pajtueshmërisë me të cilat përballen bizneset e vogla, kundrejt ndërmarrjeve të mëdha mund të jenë të rëndësishme në vendet ku cilësia e administratës tatimore është më e dobët.

Të mësuarit dhe kuptuarit e ligjeve tatimore përbën një element të rëndësishëm të kostove të përmbushjes së taksave.

Studimet konstatojnë se të mësuarit rreth çështjeve tatimore përfaqëson ndërmjet 5-10% të kostove të përgjithshme të taksave. Ndërsa kjo përqindje mund të duket e vogël, është e rëndësishme të theksohet se këto vlerësime nuk pasqyrojnë rastet kur firmat shmangin të mësuarit rreth çështjeve tatimore duke angazhuar këshilltarë tatimorë të jashtëm.

Në të vërtetë, pjesa e kombinuar e të mësuarit dhe trajtimi me këshilltarët e jashtëm të taksave vlerësohet të jetë midis 17-25% të të gjitha kostove të pajtueshmërisë në ekonomitë e përparuara. Këto kosto janë me sa duket më të larta në vendet në zhvillim dhe për firmat e reja që kanë më pak përvojë të akumuluar në përputhje me taksat.

Studimi i FMN-së përfshiu këto vende: Shqipërinë, Armeninë, Egjiptin, Etiopinë, Maqedoninë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kenian, Kosovën, Republikën e Kirgistanit, Madagaskarin, Malawin, Malajzinë, Namibinë, Rumaninë, Serbinë, Tanzaninë, Ugandën, Vietnamin  dhe Zambian.



8 Comments

  1. Ato biznese qe e kane bere punen e tyre paster dhe qe nuk kane fshehur te ardhurat nuk kane pse ti trmben takses, por ato qe kane bere te kunderten kane ndikuar ne rritjen e informalitetit dhe patjeter qe duhet te pergjigjen.

  2. mjaft me keto spekulime se i coroditet qytetaret seshte shqiperia e para qe aplikon nje takse te tille asgje negative nuk do sjelli per bizneset pervecse do nxjerri zbuluar ato biznese qe fshehin xhirot dhe regjistrohen si te vogla duke perfituar ne kurriz te bizneseve te ndershme

  3. paketa fiskale perben nje debat te rendesishem ku shpesh here edhe spekulohet sa i takon TVSH-se po abuzohet se tepermi nga opzoita duke ndjell frike tek bizneset e vogla , ku ne te vertet eshte vetem nje mase per te kontrolluar xhirot dhe dhene fund abuzimeve te disa bizneseve qe regjistrohen si te vegjek, por ne te vertete bejne xhiro shume me teper, per ta rregulluar kete pjese eshte menduar shume mire aplikimi tvsh-se

  4. Ndoshta gabohem ose nxitohem te beje nje gjykim ndryshe port e them te drejten FMN, nuk besoj te kete then kaq qarte nje gje te tille sepse ajo eshte perfshirja ne skeme e bizneseve

  5. te gjithe me lart jane vetem injorante tatimore dhe militante mendje shkurter.cili nga ju e merr vesh se per cfare kosto e ka fjalen fmn??? asnje.
    te vegjlit nuk kane kohe dhe leke per te marre zyra keshillimi tatimor dhe kjo quhet kosto e administrimit te tatimit per to. nga ana tjeter biz e vogla priren te bejne evazion me taksat qe te kursejne sadopak se me ato leke mbajne kalamajte ,shkojne ne shkolla private se shteti s ka, shkojne me makine se s ka autobuza e trena, bejne pushime ne shquperi, mbajne burrat pa pune , hajne e pijne etj. duke qene ne nr te madh disa here me sh se biz i madh , dhe me evazion i detyron organet tatimore qe te gjemojne te vegjlit ne vend qe te merren me te medhejte ku jane dhe 95% e te radhurave(keshtu eshte kudo ne bote) dhe kjo rrit koston e administrimit te shtetin.
    po shteti kete do qe te gjemoje te vegjlit dhe te mos kete kohe per te medhenjte.
    kete thote fmn mor truthare. dhe ajo e di ca ndodh ketu dhe ca ndodh ne bote prandaj thote leri te vegjlit merru me te medhenjte.
    ne tvsh te vegjlit duan ti fusin zyrat e konbtabilitetit qe te bejne leke dhe te medhenjte qe shteti te merret me morine e te vegjelve dhe ato te vazhdojne qejfin e mos pagimit. prandaj thote fmn qe sa humbni nga tvsh e te vegjelve eshte minimale ne raport me evazioni e te medhenjve. dmth min e financave mund ti hedhi pluhur syve te popullit po jo te fmn me kete qe do me be.

  6. o minister i financave e di shprehjen; s del dhjame nga pleshti??? duhet ta dish besoj se dhe ti nje plesht je se bashku me keto morrat qe shkruajne me lart si partizane.jane be gjithe eksperte taksash.
    merru me naften e mineralet dhe ja E more tvsh sa per gjithe te vegjlit po ate se ben se sta mban bytha jote e shpuar dhe do leke qe te besh tendera sa me shume e I bie ne qafe fukarenjve qe me taksat e atyre ti japesh pune publike bythes tate te shpume dhe bythes se madhe te biznesit te madh. e mor milet keshtu ka qene dhe do jete. me mire mut se i vogel .ps kjo vlen dhe per minisitrin e vogel te finances

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *