Ditën e sotme themeluesi i Top Media-s, Dritan Hoxha do të festonte ditëlinden e tij të 49-të. Ai u largua nga jeta në një moshë të re dhe në mënyrë tragjike, por emri i tij do të mbetet gjithmonë gjallë. Vajza e tij Lori Hoxha e cila ka publikuar një foto të të atit në një ditëlindje, “Festo me ëngjëjt ba. Na mungon çdo ditë”, shkruan ajo krahas fotos. Hoxha u nda nga jeta në maj të 2008-ës, pas një aksidenti automobilistik. ©LAPSI.al