• |
ide | kryesore

Gazetarja: Kupola e policisë e lidhur me grupin e Habilajve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me grupin e Habilajve, kreu i dyshuar i së cilit, Moisi Habilaj, u arrestua sot në Itali.

Këtë lidhje e konfirmoi live në emisionin “Studio e Hapur”, gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

“Një burim i imi nga prokuroria në Shqipëri më njofton se klani i Habilajve në Vlorë ka lidhje të fortë me një pjesë të kupolës së Policisë së Shtetit.” – u shpreh Lala.

Kujtojmë se Saimir Tahiri, kushëri me Habilajt, është akuzuar se ka lidhje me veprimtarinë kriminale me këtë grup. (lexo këtu)

Moisi Habilaj u arrestua sot në Itali bashkë me 6 persona të tjerë, shqiptarë dhe italianë. Sipas Guardia di Finanzës, grupi i tyre ka trafikuar drogë me vlerë 20 milion euro nga Shqipëria në Itali. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *