• |
ide | kryesore

Akuza/ “Pussycat Dolls” rrjet prositucioni gjatë viteve 2004-2005

Arkiva, Paparazzi



Ish-anëtarja e “Pussycat Dolls” nga viti 2003-2005, Kaya Jones pretendon se grupi ishte një rrjet prostitucioni për elitën hollivudiane. Ajo tha se vajzat e janë abuzuar mendërisht dhe seksualisht, janë droguar dhe paguar pak.

Jones thotë se vajzat e grupit janë abuzuar seksualisht, gjë që ishte dhe një ndër shkaqet që u largua nga “Pussycat Dolls” dhe të linte famën e kontratën 13 milionë dollarëshe: “Ne duhet të këndonim dhe të ishim të famshme, ndërsa ata që na zotëronin bëheshin të pasur”.

Jones tha se situata ishte aq e keqe saqë u detyrua të hiqte dorë nga ëndrra, nga shoqet e grupit dhe nga kontrata e majme: “Ne e dinim që do të bëheshim numri një”.

Kaya Jones deklaroi se ajo edhe ishte kërcënuar, se nëse do të kishte folur do të kishte përfunduar shumë keq, ose pa një karrierë si këngëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *