• |
ide | kryesore

Kërcënonte se do të hidhej, zbret nga vinci 35-vjeçari nga Lezha

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas rreth një orë kërcënimi se do të hidhej, ka zbritur nga vinçi i lartë në Tiranë personi që mbajti në ankth policinë, por edhe kalimtarë të zonës.

Ai është identifikuar si Saimir Zalli nga Lezha.

Pas negociatave me policinë për disa minuta, Zalli ka zbritur nga vinçi dhe është shoqëruar në komisariat ku pritet të japë sqarime rreth motiveve që e kanë shtyrë drejt këtij akti.

Ky nuk është rasti i parë që kemi parë skena të tilla në Tiranë.

©LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *