• |
ide | kryesore

Italia arreston Habilajn. Lidhjet e tij me Saimir Tahirin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Arrestimi sot në Itali i Moisi Habilajt, njeriut të akuzuar për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ringjallur edhe njëherë hijet e dyshimit që kanë shoqëruar këtë të fundit gjatë ushtrimit të detyrës së vet.

39-vjeçari vlonjat mban mbi shpinë akuzën se kryeson një klan të trafikut që ka transportuar rreth 20 milionë euro lëndë narkotike drejt Italisë.

Menjëhërë pas publikimit të këtij lajmi kreu i PD-së nxitoi të evokonte akuzat e vjetra të partisë së tij për lidhjen e klanit të Habilajt me ish-ministrin Tahiri. (kliko këtu) Edhe denoncuesi i tij i parë, ish-drejtori i anti-drogës në Vlorë, Dritan Zagani, që u burgos dhe më pas u “arratis”, për faktin e thjeshtë se denoncoi lidhjet politike të klanit të Habilajve me krerët e lartë të shtetit, nxitoi të bëjë ironi me realizimin e parashikimeve të tij. (kliko këtu) 

Në gjithë këtë histori nuk mbeti pa u përfshirë edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, që tregoi edhe njëherë me gisht, Saimir Tahirin. (kliko këtu) 

Në fakt Habilajt ishin shfrytëzuar me kohë për të treguar lidhjet e ish-ministrit me klanet e trafikut.

Në vitin 2015, duke iu referuar denoncimit të shefit të Anti-Drogës së Vlorë, Dritan Zagani, opozita akuzoi Tahirin se në kohën kur drejtonte ministrinë e Brendshme “ndante” makinën e tij “Audi” me Habilajn dhe lejonte veprimtarinë e tyre kriminale.

Në shtator të 2015-ës, Saimir Tahiri deklaroi se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara nga PD, se ish-vartësi i tij Zagani gënjente dhe se akuzat po amplifikoheshin nga media që nuk dihet me çfarë financohen.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, ministrit nuk i shqitej hija e Habilajve. Historia u komplikua edhe më shumë kur ai pranoi me gojën e vet në emisionin “Opinion” se ishte e vërtetë që makina ishte në pronësi të tij. Por se ai nuk e kishte deklaruar shitjen, pasi kishte humbur një gjyq dhe këtë transaksion nuk ia lejonte zyra e përmbarimit.

hab1-e1441623310499

Ky autogol, i mjaftueshëm që të shkaktonte shkarkimin e një anëtari qeverie që i shmangej ligjeve të shtetit, ngriti edhe pikpyetje të tjera:

Pse ministri i policisë e shiti veturën e tij, pikërisht tek njerëz që njiheshin se ç’aktivitet kishin? Pse, siç treguan dokumentat edhe më pas, makina me emrin e ministrit përdorej edhe nga ai vetë edhe nga kushërinjtë e akuzuar për trafiqe?

Kjo pyetje bëhej asgjësuese kur më pas u vërtetuan me dokumenta edhe fakte të tjera. Një nga faksimilet e publikuara atëhere tregonte lëvizjet e makinës në sistemin TIMS. Të dhënat tregonin që me këtë makinë kishin dalë jashtë vendit në data të ndryshme, familja Habilaj, familja Tahiri si dhe vetë ish-ministri.

hab3-e1441623330124

“Audi AA 003 GB” i Saimir Tahirit:

Image result for moisi habilaj

Por, ashti siç ndodh rëndom në Shqipëri, këto akuza filluan të fashiten me kohën. Deri ditën e sotme kur raporti i Guardia Di Finanzës për arrestimin, i publikuar nga “ANSA”, nxorri në skenë emrin e Moisi Habilajt. Sekuestrimi i 20 mijë eurove para në dorë, i mbi 3500 kilogram marijuanë në disa raste, tregonin se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar trafiku. Në raport flitet se grupit i janë arrestuar më shumë se 20 shpërndarës, dhe i janë kapur qindra automatikë “Kallashnikov” dhe municione.

Natyrisht, edhe pas kësaj, ish ministri i Brendshëm mund të vazhdojë të pretendojë se bëhet fjalë për një rastësi. Se ai Habilajt i njihte si kushërinj, se makinën e tij e kishte “ndarë” brenda familjes. Por një logjikë e tij, zor se mund të bindë akuzuesit e Tahirit. Për opozitën ngjarja e Italisë është prova e pakundërshtueshme e lidhjeve të Tahirit me botën e errët të krimit. Dhe historia ka vajtur aq larg sa tani Berisha të paralajmërojë arrestimit e tij. ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Sa budallej jeni o gazetare politike te Lapsit ,hala me mutrat qe qet nga goja plaku i pjerdhur Sali Berisha merreni o faqezinj.???

  2. Ama paqedashes qe qenke mik,vetem ne kete fjali te komentit ,ke minimumi pese fjale,qe jo nuk krijojne paqe,por edhe nese eshte,e prish paqen dhe nxit luften.por komenti yt,tregon se ti nuk e ke lexuar fare shkrimin,ose nese e ke lexuar,nuk e paske kuptuar fare.Aty renditen nje mori faktesh,nga aktiviteti i trafikanteve Habilaj,ti flet (percart) per Saliun,Ej,mik tunde nje here koken,qetesohu pak,merr fryme thelle,fillo te lexosh artikullin dhe nese e kupton,do ta pergenjeshtrosh vete komentin tend,ne te kundert,hik e futja nje gjumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *