• |
ide | kryesore

Ngjarja e Këlcyrës/ Ministri i brendshëm letër policisë vendore: Të papranueshme standardet e dyfishta

Arkiva, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një letre publike u ka kërkuar llogari disa strukturave të Policive Vendore, për një situatë paligjshmërie të ndodhur prej disa kohës në Grykën e Këlcyrës.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës,” shkruan Xhafaj në letrën e siguruar nga BalkanWeb.

Letra e Fatmir Xhafajt:

Shoqëria civile dhe pas saj media, prej disa ditësh kanë denoncuar një situatë konktete paligjshmërie të ndodhur prej disa kohësh në Grykën e Këlcyrës, në shtratin e Lumit Vjosa, një zonë me vlera të veçanta turistike. Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës.

Në raportin e SHÇBA dhe DPPSH, evidentohet se, pavarësisht faktit që është konstatuar një ndërtim i paligjshëm dhe një vepër penale e kryer ndaj pronës publike dhe mjedisit, punonjësit e policisë, që ushtrojnë detyrën në atë territor, nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të referuar çështjen në Prokurori apo për të zbuluar autorin. Është e papranueshme që disa nga strukturat tona vendore të Policisë së Shtetit të funksionojnë me standarde dyfishe.

Nga njëra anë, ato ushtrojnë me të drejtë gjithë përgjegjësitë dhe kompetencat ligjore, në rastin e riparimit pa marrë lejen përkatëse të verandave, çative apo të tjera si këto, ndërsa nga ana tjetër, në disa raste të tjera policia është treguar tolerante ndaj ndërtimeve tërësisht të paligjshme, apo më keq akoma, kur këto ndërtime dëmtojnë rëndë mjedisin, sikurse ishte rasti i ndërtimit të paligjshëm në luginën e Vjosës

 



5 Comments

  1. Ligji per te gjithe njesoj, e ke shkelur do te mbash pergjegjesi per demin e shkaktuar, nuk ka preferenca ligji se kush e kryen vepren njeri i zakonshem apo punonjes policie dhe fatmiresisht tani ka filluar te kuptohet.

  2. Nuk jane te pranueshme keto gabime,prandaj te gjithe qe kane gisht ne te do ndeshkohen.Me pare te tilla ceshtje as qe u diskutonin e jo me te ndeshkoheshin fajtoret.Tani me vjen mire qe te tilla ceshtje jane prioritet dhe te behen shembull per te gjithe.

  3. po ku kishim degjuar me pare te ndeshkoheshin se kishin kryer krime ndaj mjedisit,as qe behej fjale per kete.Me vjen mire qe doli nje njeri i zoti ta mbroje dhe mjedisin e bukurite e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *