• |
ide | kryesore

Pezullohen përkohësisht punimet për ndërtimin brenda Parkut të Butrinit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas debatesh të shumta në media dhe akuzave të opozitës, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka urdhëruar  pezullimin e përkohshëm të punimeve në Parkun e Butrintit deri në sqarimin e plotë të të gjithë praktikës së ndjekur në këtë rast. 


Lajmin e ka njoftuar vetë ministrja përmes një deklarate për mediat nga Butrinti, ku ka thënë gjithashtu se nuk ka pasur takim me përfaqësues të firmës për të diskutuar kontratën.


Në media gjatë ditëve të kaluara është raportuar se brenda parkut po hidhet beton, ndërsa Ministria e Kulturës pretendon se nuk po ndërtohet objekt i ri, por thjesht po rehabilitohet një ndërtesë ekzistuese, e cila i është dhënë në përdorim një kompanie private.

Opozita ka akuzuar Kumbaron se po shkel ligjin e trashëgimisë kulturore dhe ka kërkuar dorëheqjen e saj.

© LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu