• |
ide | kryesore

Skllavëria Moderne/ Shqiptarët në vendin e parë në Angli

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Angli për trafikimin e qënieve njerëzore, sipas Raportit për Skllavërinë Moderne.

I hartuar nga organizatat joqeveritare që ndihmojnë viktimat e trafikut në këtë shtet, raporti nxjerr shifra shokuese për Shqipërinë.

Vetëm për këtë vit, 346 femra kanë pranuar të shkëputen nga jeta e mëparshme për t’u vetëdeklaruar si fiktima të skllavërisë moderne. Në këtë kategori përfshihet trafiku për qëllime të shfytëzimi seksual apo për punë të detyruar.

Ndihmën e organizatave joqeveritare e kanë marrë edhe 13 meshkuj shqiptarë,

Pas viktimave të shqipërisë renditen vjetnamezët, nigerianët, polakët, kinezët etj.

Në një reagim në Facebook, Lulzim Basha akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama për situatën.

“Shqiptaret jane viktimat me te medha te skllaverise moderne ne Britani, 346 viktima nga 1500 viktima te dokumentuara. Raporti britanik tregon nje plage te madhe te shoqerise tone, trafikimin e vajzave dhe grave nga bandat kriminale. Kjo ndodh kur KM i vendit ndan pushtet me trafikantet dhe perdhunuesit!” shkruan Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *