• |
ide | kryesore

Takimi për diasporën, ‘paqe’ me Ramës dhe LSI: Dua t’i falenderoj për pjesëmarrjen

Arkiva, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në një takim të organizuar për Diasporën dhe Migracionin, deklaroi se qeveria do të ndërmarr vitin që vjen një projekt për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Teksa i shprehu komplimente ministrit për Diasporën Pandeli Majko për projektin, Rama nuk kurseu falënderimet edhe për përfaqësuesit e LSI-së. Mes të tjerash Rama theksoi se në këtë tryezë duhet të ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e PD-së, për interesa më të mëdha se ato politike, që lidhen me çështjet kombëtare.

Dua të falënderoj kolegun Pandeli Majko, i cili jo thjesht ka organizuar këtë tryezë kaq përfaqësuese, por që aty të gjendet një dokument i rëndësishëm që kemi synim ta çojmë para; regjistrimin e plotë të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Dua të falënderoj përfaqësuesit e LSI dhe nuk është sekret që do dëshironim shumë që me të njëjtën gatishmëri dhe me të njëjtin sens të interesit të përbashkët që përfaqësuesit e kësaj pjesë të opozitës iu përgjigjen ftesës, të kishim këtu përfaqësuesit e opozitës kryesore, të PD. Pasi kjo është një nga ato temat që nuk kanë qasje as majtas dhe as djathtas, por edhe kombëtare. Falënderoj edhe përqafuesit e vendeve mike partnere që janë të pranishme.”, – tha Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *