• |
ide | kryesore

Trafikonin dhe shpërndanin kokainë në Selanik, kapet banda e shqiptarëve

Arkiva, Të fundit



Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në qytetin e Selanikut si pjesë e një rrjeti që trafikonte kokainë. Sipas raportit të policisë greke të arrestuarit janë dy meshkuj, 38 dhe 37 vjeç dhe një femër, 31 vjeç. Në raportin e policisë, 38 vjeçari konsiderohet si një nga drejtuesit e grupit dhe në momentin e arrestimit, i janë gjetur në makinë 2.3 kg kokainë, të cilën dyshohet ta ketë marrë nga 37 vjeçari i arrestuar.

Në momentin e ndalimit nga policia 38 vjeçari tentoi të largohej dhe për këtë arsye makina e tij u përplas me dy makina të policisë, ndërkohë që gjatë arrestimin bëri rezistencë. Nga kontrolli në banesën e 38-vjeçarit, i cili bashkëjetonte me 31-vjeçaren e arrestuar në lagjen Evosmo, u gjetën dhe u sekuestruan 237 gr kokainë, 27 930 euro, 12 mijë lekë dhe shuma të tjera në dollarë, pound e rubla. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 9 telefona celularë, 2 peshore që përdoreshin për kokainën, dy automjete si edhe disa blloqe ku mbaheshin shënime nga shitja e kokainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *