• |
ide | kryesore

Xhafaj takim urgjent me drejtuesit e Policisë Kriminale: Policia të tregohet e fortë me ‘të fortët’

Arkiva, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Kriminale. Sipas “BalkanËeb”, në takiin me dyer të mbyllura është bërë një analizë e situatës dhe masave për goditjen në vijim. Ministri Xhafaj vlerësoi me nota pozitive luftën antikanabis këtë vit, por ka dhënë disa paralajmërime të forta.

U shkëput një pjesë e implikuar e Policisë, nga kjo veprimtari kriminale Ministri lajmëroi nisjen e një operacioni të gjerë kundër grupeve kriminale në bashkëpunim me partnerët e huaj. Policia të tregohet e fortë me ‘të fortët’”, – mësohet se ka thënë ministri Xhafaj gjatë takimit.
Ministri u ndal në analizë me shefat kundër Krimit të Organizuar tek disa nga ngjarjet e fundit. Ai paralajmëroi masa të ashpra për disa nga oficerët e hetimeve në qarqe.

Reformë dhe riorganizim i strukturës së hetimit. Në Polici do ketë vetëm punonjës bazuar në 2 kritere, integritet dhe aftësi profesionale. Të rihapen dosjet e vjetra në fushën e trafiqeve dhe vrasjeve. Të rritet cilësia e informacionit policor. Goditje të aseteve kriminale të personave me precedentë apo të dënuar”, – ka deklaruar Xhafaj.
Ndërkohë, vetë kryeministri Rama ka deklaruar se në ëntor do të vijnë në Shqipëri agjentë të huajt për të luftuar krimin në vend.



7 Comments

  1. Me masat e marra ne rradhet e strukturave te policise krimi do te ket nje kundershar shume te forte dhe e sigurt qe do te mundet shume shpjet

  2. Duket qarte qe masat e marra ne keto koh jan shume te rendesishme dhe do te bejne qe policia te ndroj faqe dhe ti kthehet dinjiteti i munguar

  3. Gjithe kjo pune dhe gjith ky perkushtim tregon qe policia do te arrij nje nivel te larte profesional po pse jo dhe nje stad me te larte per te qene sa me prane qytetareve per gjithe nevojat e tyre

  4. Qe te luftohet krimi ne vend ishin shume te nevojshme keto masa,pasi na rrisin sigurine ne vend dhe na bejne te besojme qe polica do punoje me fort kunder cdo krimi dhe efektet do jene me te mira.

  5. me masat e mara tashme policet nuk shikohen me percmim ne rruge nga populli po me admirim ngaqe tashme jane nje institucion ku spikat puna dhe serioziteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *