• |
ide | kryesore

Antidroga greke jep alarmin: Organizatat kriminale shqiptare drejtojnë trafikun e drogës në Greqi

Arkiva, Të fundit



Trafiku i madh drogës nga Shqipëria bëhet problem për vendet fqinje. Është Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës ai që jep alarmin se orgnizat kriminale shqiptare janë ato që furnizojnë Greqinë me lëndë narkotike.

Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës”, – thapër zougla.gr, Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës, Konstantinos Panagiotopoulos.

Gjatë 3 viteve të fundit, 2014-2017, vetëm në Athinë janë sekuestruar 484 kg kokainë, 800 kg heroinë, 9 ton 900 kg marijuanë, 387 kg hashash dhe 12.950 rrënjë “cannabis sativa”. Natyrisht që sasitë e sekuestruara janë më të mëdha sepse operacione kryen dhe policia kufitare detare dhe krimi ekonomik.
Në Ballkan, shkruan zougla.gr, vendi kryesor i prodhimit të marijuanës është Shqipëria, e cila furnizon gjithë Europën ose nga kufijtë e saj veriorë ose përmes linjës Greqi-Itali. “Lidhur me trafikimin e drogës, nga arrestimet e kryera, faktohet që dorë kanë organizatat shqiptare”, – shprehet Panagiotopoulos

Nga të dhënat që kemi, Shqiptarët mbeten drejtues të trafikut të kokainës në Greqi. Pas tyre vijnë grekët, serbët dhe maqedonasit, kryesisht pranë kufirit. Edhe në trafikimin e heroinës, drejtues janë Shqiptarët”, – thotë Shefi antidrogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *