• |
ide | kryesore

Arrestohen në Shijak motër e vëlla, ishin në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe kontrabandë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetaseve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

• Arben Plaku 51 vjeç,  banues më Shijak;

• Resmije  Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe,  banuese në Shijak.

Gjykata e Genovës, Itali, për shtetasin Arben Plaku, me  vendim Nr. 22182/00 R.GIP, e Nr.16817/01, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”,”Vjedhje me dhunë” dhe”Kontrabandë të personave”, parashikuar në nenet 81, 110, 629 dhe 416 të Kodit Penal italian dhe për shtetasen Resmije Rrahmani, e njëjta gjykatë me vendim Nr. 282/2013 SIEP  e ka dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale ”Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 416 të Kodit Penal italian.

Shtetasit e mësipërm janë shpallur në kërkim nga Interpol Roma më datë 17.03.2015. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *