• |
ide | kryesore

Basha: Rama shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij, akuzat tregojnë edhe për blerjen e votave

Arkiva, Lajme, Të fundit
lulzim-basha-2.jpg



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje para mediave tha se Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Sipas Bashës, dosja italiane e Habilajve konfirmon skemën e blerjes së zgjedhjeve dhe akuzat e opozitës.

Më poshtë reagimi i tij i plotë

Provat e hetimit nga antimafia italiane tregojnë se grupi narkotrafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahiri i ka paguar shuma marramendëse. Provat tregojnë se
1400 herë PD e ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet e tij me organizatat kriminale.
Edi Rama burgosi dhe sulmoi oficerin e antidrogës Dritan Zagani kur ai denoncoi me fakte lidhjet e Tahirit me Habilajt.
Edi Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm.
Sot nuk ka shqiptar të mendojë se Saimir Tahiri ka bërë në kokë të tij.
Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Saimir Tahiri ka qenë ndërmjetësi me Habilajt, Shullazin dhe bandat e tjera në vend. Tahiri nuk është as më pak se vetëm një nga peshqit më të mëdhenj.
Fakte tronditëse do të dalin në vazhdim për ministra të tjerë të kabinetit.
Vetë kriminelët pohojnë se për të dituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro. Këto janë fakte tronditëse para shqiptarëve dhe mbarë botës. Këto janë provat që tregojnë se si Edi Rama ka blerë votën.
Nesër, PD do të thërrasë një tryezë me spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën po troket ora e vendimeve të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *