• |
ide | kryesore

Bomba nga Italia/ Përgjimet e Habilajt: 30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit

Arkiva, Kryesore

Mes të arrestuarve të operacionit “Rosa dei venti” është edhe i afërmi i socialistit Saimir Tahiri, prej vitesh i dyshuar që mbulonte aferat e klanit që trafikonte marijuanë nga Ballkani. Grupi ka përdorur edhe një makinë në pronësi të politikanit për të shkuar në Siçili. “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit” thonin.

Një i afërm do të thotë shumë. Sidomos kur je i afërm me një ish –ministër – jo më në detyrë prej marsit – i shumëpërfolur pasi është akuzuar në vendin e tij se mbronte një klan të trafikantëve të drogës. Në Shqipëri lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik. 39 –vjeçari i arrestuar dje nga Guardia di Finanza të Catania-s në operacionin “Rosa dei venti” është kushëri i ish –titullarit të Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri.

I përfshirë në vitin 2015 në syrin e ciklonit pas dëshmive të shefit të policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, që e ka akuzuar publikisht se ishte i lidhur me krimin e organizuar në vend, që merrej me trafikun e marjuanës së Ballkanit.

Sipas dëshmive të policit – më pas i detyruar të kërkonte azil në Zvicër, sepse dyshohej se u shiste informacione autoriteteve italiane – kushërinjë e ministrit kishin transportuar drogë edhe duke përdorur makinën private të politikanit. Një Audi A8 që kishte dalë disa herë nga kufiri grek, po jo vetëm.

I interesuari direkt për këtë çështje (Tahiri), nga ana e tij, ka mohuar gjithnjë, duke shpjeguar se e kishte shituar makinën te kushërinjtë, por në të zezë (pa bërë dokumenta), që prej vitit 2013. Por verifikimet e detektivëve italianë, në të kundërt, tregojnë një histori të ndryshme, në të cilën del edhe emri i politikanit.

Moisi Habilaj, në Siçili kishte urën e tij kryesore për aferat e tij, falë një rrjeti grosistësh të aftë për të blerë qindra kilogramë marijuanë dhe për ta trafikuar tek të gjithë klanet mafioze aktive në shpërndarjen në sasi të vogla. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa. Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Nuk është hetuar kurrë, asnjëherë i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, për shembull, me shefin e policisë kufitare të Dhërmiut.

Një rezultat i arritur falë udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të rakorduar shitjen e drogës, për të bonifikuar vendet e transportit dhe destinacionit të drogës.

Të dhëna që çojnë në emra dhe mbiemra. Si ai i  Antonino Riela, i dyshuar si blerës i drogës që vinte nga Shqipëria.

Guardia di Financa, në nëntor të vitit 2013 monitorojnë një takim mes tij dhe Florian Habilajt, vëllait të Moisiut, kushëririt të ministrit Tahiri. Takimi vjen në lagjen San Giorgio, dhe sipas akuzave, Riela i kishte dhënë 30 mijë euro kesh për një ngarkesë marijuane.

Objektivi ishte që të merrnin veten sa më shpejt nga një sekuestrim prej 1650 kilogramësh që kishte ndodhur në tetor në brigjet e “Baia del silenzio” të Catelluccio, afër Augustas.

“Po të kisha pasur një kallashnikov, do t’i kisha shfrosur të gjithë. Bam, bam, bam” thoshte Moisi Habilaj, i përgjuar teksa ishte i irrituar për drogën e humbur dhe për vështirësitë për t’u shpëtuar “të zinjve”, siç i quante ai policët.

Shqipëria për kushëririn e ministrit ka qenë për vite të tëra një zonë e lirë biznesi. Në një përgjim ambiental të regjistruar nga oficerët e Guardia Di Finanza të Catania-s është pikërisht Moisu që i zbulon disa detaje bashkëbiseduesit të tij, një siçiliani pronar të një pike karburanti Q8.
“Nëse vjen në Shqipëri do ta vësh re se policia shqiptare është e korruptuar dhe që në shumë raste arrin direkt te shefat e policisë që ndihmojnë në ngarkimin e thasëve”.
Në Itali ndërkohë ky grup pëson sekuestrime të vazhdueshme si ai i 289 kilogramëve kanabis në Palagonia. Furnizimet me drogë të kartelit italo-shqiptar bllokoheshin edhe në portin tregtar të Catania-s. Aty hetuesit gjetën një kamper të mbushur me drogë. Nisën pas kësaj biseda të gjata mes trafikantëve që planifikonin dërgesa të reja. Në këto biseda është sërish Moisiu që flet për kushëririn e tij politikan madje në disa përgjime ai flet edhe për shifra.
30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit” – thoshte ai.
Politikani “u fut në valle” pas çështjes së makinës së tij të famshme. Kushëriri i tij së bashku me bashkëpunëtorin Sabi Çelaj kishte mbërritur në Siçili me makinën Audi që zotërohej ende formalisht nga ministri.

“Ari jeshil” i Ballkanit nisi t’i dërgohej italianit Sebastiano Sardo, i njohur për syzet e tij të veçanta që pas pak kohësh u bë bashkëpunëtor me drejtësinë, por me një të kaluar si anëtar i klanit Cappello të Catania-s. Për shqiptarët ai ishte “ai me syze” që do t’ju mundësonte shtrirjen e biznesit të tij edhe te armët.
“Nëse i çojmë diçka atij i fusim edhe disa kallashnikovë” – thuhet në përgjime – le të vriten mes tyre. S’na bëhet vonë nëse i duan për njëri – tjetrin”. /Catania.Meridionews -Përgatiti Lapsi.al

3 Comments

  1. Bravo Gazeta LAPSI qe publikoni lajmet dhe nuk I hiqni.
    Gazeta PANORAMA la nam. Nxjerr lajme dhe me pas I heq nga faqja.
    Skandal. Presim qe mediat te sjellin demokracine e vertete, por jane te parat qe jane
    te perfshira ne pislleqet e krimit te organizaur.

  2. Mediat e huaja nxjerrin ne shesh pikerisht ato pislleqe te qeverise Rames qe Mediat e Rames mundohen ti mbulojne. Por nuk mbulohen dot me zullumet e ketij pusht-shteti qelbesirash. Shpejt do dale ne shesh roli i Saje Qorrit ne trafikun e droges. Do jete ky Qorri i vogel qe do terheqe ne gremine kete pusht-shtet te Ram-Horrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu