• |
ide | kryesore

Çfarë e rëndon dhe çfarë e lehtëson Tahirin

Ide



Saimri Tahiri nuk është as vetëm shitësi fatkeq i një makine tek njerzit e gabuar, as vetëm protagonist unik i kësaj historie të trishtë. Dosja e tmershme 400 faqshe e ardhur nga Italia, që ka krijuar efektin e një bombe në Tiranë flet për shumë më tepër sesa kaq.
Ajo së pari hedh poshtë alibinë që shpalosi ish ministri i brendëshëm, i cili pretendoi se e vetmja lidhje mëkatare që ai ka me njerëzit e arrestuar për trafik përtej Adriatikut, është Audi që ai i ka shitur dikur këtyre kushërinjve të largët.
Jo, duhet të jesh idiot që të besosh në këtë përrallë. Sepse një sërë pikpyetjesh vërshojnë edhe në mendjen më të ngathët: Po përse atëherë edhe pas shitjes, ai i lejoi trafikantët t’a përdorin makinën me emrin e tij? Përse vallë ai vazhdoi të udhëtonte edhe vetë më pas këtë veturë? A ka ndonjë njeri nga ne që edhe pasi e dorëzon mallin tek një nga kushurinjtë e dhjetë, vazhdon ta shfrytëzojë atë i ka përkitur dikur?
Jo, jo. Të gjitha këto tregojnë se ai ka pasur një lidhje shumë më të fortë edhe sesa ajo e Audit edhe sesa ajo e gjakut, me vëllezërit Habilaj.
Por fatkeqësisht historia nuk mbaron këtu.
Dy vite më parë një oficer policie i Vlorës, Dritan Zagani, bëri akuza të rënda pikërisht për atë që po vërtetohet sot. Ai atëherë pretendoi se klani i Habilajve qe i përfshirë në trafiqe, se ai nuk ishte lejuar të hetonte, pasi ata mbroheshin drejtpërdrejt nga ministri i rendit.
Por ç’ndodhi pas kësaj? Fillimisht propaganda e pushtetit bëri çmos për çensurimin e intervistës në media. Pastaj frymëzoi një kryqëzatë denigrimesh për Zaganin. Dhe askush nuk hetoi për më për akuzat e tij.
A duhej që menjëherë, që në atë kohë, drejtori i besuar i Tahirit në qarkun e Vlorës, Jaeld Çela të fillonte hetimet për klanin e denoncuar? A duheshin vënë ata në përgjim, siç bënë italianët, nëse nuk do të kishin pasur mbrojtje politike? Pse vendi fqinj priti rastin t’i arrestonte ata përtej Adriatikut, mos vallë se nuk kishte besim tek policia shqiptare?
E gjithë kjo histori, më shumë se Audi i zi, më shumë se lidhjet e gjakut, të krijon dyshime të forta se vëllezërit Habilaj, ashtu sikurse thuhej, kishin mbrojtjen e Saimir Tahirit.
Madje këto pikpyetje pa përgjigje ngrenë dyshime edhe më të forta sesa vetë fjalët e trafikanëtve që lexohen në dosjen italiane. Ato marrin edhe më shumë peshë sesa pohimet për milionat që kishte në dispozicion Tahiri, apo për dhuratat që ata i bënin familjes së ministrit.
Por këtu, sado e rëndë, turpëruese publikisht dhe e investigueshme ligjërisht të jetë, historia e Saimir Tahirit përfundon.
Ai ka dalë prej saj fajtor dhe me kokën ulur.
Por ama, nga ana tjetër, do të ishte e padrejtë moralisht dhe e pabesueshme logjikisht që ta paraqesësh atë si mëkatarin e vetëm të kësaj historie. Të gjitha pyetjet e ngritura më lart aq sa rëndojnë mbi Tahirin, po aq njollosin edhe shefin e tij. A mund ta besojë kush se edhe pasi dëgjoi denoncimet publike për ministrin që mbronte trafikantët, Edi Rama nuk ngriti asnjë dyshim? A mund ta imagjinojë një mendje e shëndoshë se edhe pasi dolën zërat e para, ai vazhdoi ti besojë symbylltas vartësit të vet?
Natyrisht që jo. Aq sa e rëndon sot Tahirin zinxhiri i mosveprimeve ndaj Habilajve, po aq e fajëson Ramën “tolerimi” i vartësit të vet.
Sipas të gjitha gjasave, përpara se të besojë zinxhirin alibik se ministri nuk dinte gjë për kushërinjtë dhe kryeministri nuk dinte gjë për ministrin, çdo kush e ka më të lehtë të bindet nga ato që ka lexuar nga përgjimet italiane. Pra se të gjithë bashkë ishin hallka të një sistemi që furnizonte me para trafiku vjedhjen e zgjedhjeve.
Ndoshta ky është version më pranë të vërtetës për këtë histori. Ai që Saimir Tahirin e fajëson shumë më tepër se një shitës fatkeq të Audit të vjetër, por nga ana tjetër e nuk e rëndon si kokën e një skeme që prodhon para kriminale për të vjedhur votat.
©Lapsi.al



9 Comments

  1. italjanet, pasi i pergjuan 4 vite, na e shperndajne dosjen neper media. A mund te me thuash ti o mendjendritur se cfare do te thote kjo? Ta them une : politike. Se po te kishin fakte, do ishte ne pranga S Tahiri.
    Por italjanet po tallin bythen me ne, dhe kjo eshte e turpshme per ne qe i bejme jehone bythqimlliqeve te pepinove. Turp. As sa maqedonasit e malazezet nuk jemi. Na trajtojne pepinot si njerez me bisht. Turp

    1. Si do e arrestonin italianet ministrin shqiptar ore budalla??? Ata as tani qe eshte deputet nuk e arrestojne dot. Nderkohe qe thashethemet se Rames po i kerkohet doreheqja e Tahirit kane mbi 3 vjet qe qarkullojne. Pra te huajt e kane ditur dhe kane vepruar, po shteti shqiptar nuk ka dashur te veproje.

    2. Ceco je gjeni vlla. Dihet botërisht që politikanet tane jane figura te pa perlyera ne trafiqe por keta fqinjet tane ziliqare duan ti njollosin. P. S Prezenca me shumicë e gjenive si puna jote eshte arsyeja se pse ne prej 27 vitesh qeverisemi nga nje kaste hajdutesh dhe kriminelash.

  2. Te dashur sipamtizante kumentues,eshte moto e shqipetarit qe “me te mire se une nuk ka” e nqs del ndonje qofte dhe vellai ,do ta luftoje deri ne nje duke zhbiruar deri ne ” vrimen e miut”, E dyta ,shqipetari fluturon ma pras ne b………… e (Si Tritan Shehu) se pine kafe me nje personalitet te njohur,packa se ky as nuk e ka fare ne llogari. E treta ka patur ,ka, e do te kete akoma njerez pa karakter ,pa dinjitet ,sherbetore te shteteve fqinje , si tipit Sali Berisha.

  3. C’do gje eshte e qarte per kedo qe ka sy, veshe dhe sidomos deshire per te mos u shtirur si sylesh. Ky Ram gerrneta ne pushtet erdhi me pare droge, u mbajt dhe fitoi serish me paret e droges. Qe Taksidar Saje Qorri i merrte gjithe industrise importuese te droges. Qe lulezoi si kurre me pare ne kohen e Rames I kur kishte si Minister te Brendeshem nje bashibozuk si Saje Qorri. Ky biznes fitimprures nuk realizohet pa doren e qeverise. Sado te perpiqet Saje Qorri, nuk do arrije dot te “Qorroje” opinionin me ca deklarata prej bythqiri. Eshte ky Saje Qorri, masha e Edi Rames. Kjo mashe qe der dje i sillte Rames paret e droges, shpejt do ti futet vete Rames ne bythe si huri qe vete ka kerkuar kaq vjet ne pushtet. Rama nuk e ben dot hasha Qorrin Saje. Ne kete rast nuk i ben pune me ajo perralla ” Fajin e ka Saliu”.

  4. Hë mo Bushat se nuk ështe ndonjë çudi e madhe që Rama nuk “dinte gjë”,mbase ke harruar që para disa viteve u hodhen në erë një fshat I tërë dhe ish kryeministri yne(Berisha) nuk kishte dijeni per ekzistencen e këtij fshati me emrin Gerdec dhe nuk e njifte baxhanakun e tij dhe për herë të parë ia dëgjonte emrin!!!!tragje-komedia shqiptare vazhdon thjesht ndryshojne aktorët….

  5. Zoti Andi,

    Inkriminimi i Zaganit eshte vepra me e ndyre, me e poshter e Tahirit! Me e denueshme se edhe vete droga po te vertetohet, sepse me kete akt, ai na shkaterron edhe ate qe ka mbetur nga shteti.
    Nga shteti i themeluar nga frikacaket, i konsoliduar nga diktatoret, dhe i perdorur me sukses nga ‘demokratet e rinj’ per te na vjedhur dhe turperuar deri ne palce !
    Zoti Andi shkruani edhe per rezistencen qe duhet ti beje qytetari ketyre « ministrave » te perdhosur !
    Ketij shteti pa skelet e te rreckosur qe e ropi, ketij opozicioni te shkalur qe vetem do te vjedhi pushtetin !
    Zoti Andi kendojini kenge heronjve si Zagani qe inteleketuali te ngrihet kundra droges dhe te mos pranoje ofiqet e qeverive te qelbura, ciladoqofte!

    Por deri atehere mos provokoni luftera civile dhe ndihmoheni qeverine te beje punen pa e sabotuar kote, sepse shqiptari eshte lodhur nga lufterat, nga anarshija !
    Roli i opozicionit eshte te ndihmoje vendin jo te fusi menderen ! Se fundi Respekt Zaganit Trim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *