Pas Linda Reit ka qënë Fiori Dardha që është larguar nga spektakli i “Dance with me” pas një zënke me Robert Aliajn.

E pyetur nga revista Bordo rreth këtij largimi ajo ka thënë: “”Është vetëm aq sa keni parë në ekran. Nuk kam asgjë personale me Robertin, por ai tejkaloi çdo kufi të spektaklit duke u shndërruar në një altoparlant fyes…” Fiori nuk ka ndalur këtu, duke shprehur se edhe kërkesa për falje nga ana e tij, nuk do të mund të ndryshonte këtë situatë: “Çfarëdo që të bëjë Roberti tani, edhe sikur të kërkojë ndjesë në çdo formë, mendoj se është e kotë. Largimi im është i pakthyeshëm.” Nga ana tjetër, gazetarja nuk ngurron të shprehë keqardhje për largimin, pasi sipas saj: “…me Verën dhe Alketën vendosa një komunikim shumë të mirë dhe tek Dancing vërtetë po argëtohesha. Debati i fundit i dha fund gjithçkaje”.