• |
ide | kryesore

Flet Dritan Zagani: Të përçmoj Saimir Tahiri!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dritan Zagani, ish shefi i antidrogës në Fier që denoncoi i pari publikisht lidhjen e Saimir Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë, ka reaguar sërish pas daljes para mediave të ish-ministrit sot pasdite.

“Po lexoj gjithandej në media që kusho i Moisiut paska folur live mbi të “vërtetat”, që pret të verifikohen nga drejtësia. Mirë që e di se një ditë drejtësia me apo pa dëshirë do ta bëjë punën e saj për këdo”, shkruan Zagani në Facebook.

“Nga ana njerëzore të kuptoj dhe te besoj sa vuan…e di me mire se ti Saje., e di se isha prindi i tre vajzave te mitura Saje, qe te degjonin ty te denigroje publikisht babain e tyre dhe shikonin live ne tv zgerdhimjen tende kur hidhje balte mbi babain e tyre…ndaj te besoj me shum se edhe ti beson ne ate çfar thua….! Por une edhe pse ndjehem keq nga ajo, ndjej sot te perçmoj Saje, ashtu siç perçmoja kur isha ne pune kushot e tu qe ishin trafikantë te rendomte… SUKSESE NE JETE  Sajmir  Tahiri dhe marsh me vete kedo qe eshte si ti, edhe kete qe te shiti de fakto, se de jure ka kohe qe ta ka fut..!”, shkruan ndër të tjera Zagani.

© LAPSI.al



1 Comment

  1. Je i madh Dritan!.Ja fute Sajme Qorrit,ja hoqe masken kesaj pjelle politike te peshtire.Dhe mbi te gjitha shpetove familjen nga ky vend ku padrejtesia dhe pislleku sundon kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *