• |
ide | kryesore

Gazetari Vezaj: Ku ndodhet ‘Audi’ që Saimir Tahiri u shiti Habilajve?

Arkiva, Të fundit



Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar në facebook pas arrestimit të Habilajt, teksa pyet se ku ndodhet audi që u është shitur atyre nga ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri.

“A do ta zbatojë në kete rast ligjin “Antimafia” prokuroria dhe ti bllokoi makinën “Audi” familjes Habilaj, të cilën ia kishte “shitur” ish-ministri i brendshëm” – shkruan ai.

 Statusi i gazetari Vezaj: 

#Po “Audi” ku ndodhet?!
Çfare turpi per Prokurorin e Krimeve te Renda dhe prokuroreve qe po “hetojne” dosjen e droges ne Vlore!! Kane me shume se dy vjet qe thone se “po i hetojme Habilajt dhe nuk po dalin ne asnje vend” dhe nga ana tjeter prokuroreve italian i dalin ne tepsi!!
#Kjo tregon paaftesin e ketyre prokuroreve ose faktin se keta jane bere mburoj ligjore per keta individ sic u be per disa vite ish-ministri i Brendshem qe i mori ne mbrojtje edhe publikisht! E nga ana tjeter e degdisi nga Shqiperia ne bashkepunim me Prokurorin e Krimeve te Renda denoncuesin e tyre, ish-zyrtarin e policise Dritan Zaganin!
#Veç njolles se keqe per institucionin e Prokurorise se Krimeve te Renda, ky rast deshmoi edhe njehere se ata qe luftojne e denoncojne “kokat” e trafikut te droges ne Shqiperi largohen nga puna, kercenohen, burgosen e “interrnohen” ne emigrim bashke me familjen!
#Po per shkak te evidentimit nga SHISH-i dhe denoncimit ne media te rrjetit te droges qe drejtohej nga Habilajt ne Vlore dhe sasise se bllokuar ne ate kohe, ish-ministri i brendshem i njohur me nofken e ngjitur nga doktori si “Sajo Qorri” etiketoi gazetaret si “Fronti i se Keqes” qe me pas, kjo shprehje u huazua edhe nga KM qe e mbronte ne cdo dalje publike!
Por arrestimi i “kusheririt” ne Itali tregon edhe njehere se denoncimet e gazetareve per lidhjet e pushtetit me trafikantet e droges nuk ishte nje shpikje nga “Fronti i se Keqes” por nje e VERTETE e madhe dhe se ish-oficeri i Policise tashme i larguar nga Shqiperia Dritan Zagani kishte te drejte!
#Pas arrestimit te “biznesmenit te specave” ne Itali per trafik droge, çfare rruge do te ndjek prokuroria?
#A do te kete guximin Prokuroria per Krime te Renda te bllokoi asetet dhe pasurine e Habilajve ne Vlore?!
#A do ta zbatoj ne kete rast ligjin “Antimafia” prokuroria dhe ti bllokoi makinen “Audi” familjes Habilaj, te cilen ia kishte “shitur” ish-ministri brendshem.
#A do te verifikohen parat qe ka marr ish-ministri brendshem nga “shitja” e makines?!! Etj etj…
#bravo_çunave_italian#
#e_verteta_nuk_vdes_kurr#

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *